Konferenca e 3të Botërore për Personalitet, do të mbahet në Hanoj të Vietnamit prej datës 2-6 Prill 2019.
Për regjistrim, kushtet e aplikimit për pjesëmarrje mund të gjeni në linkun http://perpsyconference.com/
Temat e... Read more...
Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore - NOKTA në bashkëpunim më Qendrën për Psikoterapi dhe Këshillim “Wilchelm Reich”, Institutin për VEGETOTERAPI dhe Analiza e Karaktereve nga Greqia Sjellin në Kosovë Trajnimin e parë nga kjo qasje e veçanet
Mundësi pjesëmarrje... Read more...
Seminari i radhës nga Psikoterapia Trupore do të mbahet prej datës 1-3 Qershor 2012 në Prishtinë me trajner ndërkombëtar Mr. Sci. Enver Çesko. Rekomandojm që të gjithë të intersuarit të regjistrohen në vebfaqen tonë.
Seminari i tretë nga Psikoterapia Trupore me studentët në trajnim do të mbahet prej datës 7-9 Shtator 2012. Tema e seminarit do te caktohet më vonë ku të gjithë pjesëmarrësit do të informohen me kohë.
Takimi i radhes me anetaret e NOKTA-se do te mbahet me 22 Qerrshor 2012 prej ores 17.00 ne zyret e NOKTA-se.
Ju lusim qe anetaret te informojne te gjithe nese dikush nuk ka qasje ne webfaqen tone.
MIRËSEARDHJE
Kush është NOKTA?
Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore-Qendra Integrative Trup Mendja-NOKTA është organizatë jo qeveritare e regjistruar me datën 24 Janar 2008 me numër 5111732-8, që ka statutin dhe rregulloret me të cilat vepron si organizatë trajnuese në fushën e psikoterapisë trupore.
Qëllimi kryesor i Asociacionit është të organizoj dhe të edukoj student, profesionist dhe të gjithë të interesuarit nga fusha e psikoterapisë trupore në Kosovë deri në certifikim të tyre me licencë ndërkombëtare sipas standardeve dhe kriteriumeve të Shoqatës Evropiane për Psikoterapi Trupore(EABP).
Trajnimet e para në psikoterapinë trupore kanë filluar në vitin 2007 me iniciativën e psikoterapistit të vetëm të licencuar nga EABP, Enver Çesko, të mbajtur me një grup studentësh, ku tani të njëjtët, janë duke përfunduar edukimin katër vjeçar. Që nga ajo kohë në trajnime kanë marrë pjesë më shumë se 30 studentë të rregullt, psikolog, mjekë, infermier, sociolog, pedagog dhe punëtor social.
Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore-Qendra Integrative Trup Mendja-NOKTA në vitin 2009 është pranuar si anëtar organizativ në Shoqatën Evropiane për Psikoterapi Trupore(EABP). Përfaqësuesi i NOKTA-ës që nga viti 2006 merë pjesë në mbledhjet e Këshillit të EABP-së që organizohet një herë në vit.
NOKTA ka një anëtarë të plotë në EABP me të gjitha të drejtat e votës në Kuvend dhe në Asamblenë e përgjithshme.
Anëtarët e NOKTA-së kanë marrë pjesë në shumë Kongrese Evropiane dhe Botërore për Psikoterapi Trupore si Holanda 2002, Danimarka 2004, Italia 2006, Franca 2008, Vjena 2010.